Showbiz

Aktori Shia LaBeouf, protestë 4-vjeçare kundra Trump?!

Mesa duket urrejtja e yjeve të Hollywood për Presidentin Donald Trump vazhdojn ende dhe ata nuk kanë ndër mend të ndalen.

Aktori i famshëm Shia LaBeouf i cili njihet për shpirtin e tij rebel ka një plan 4-vjeçar kundra Donald Trump. Ai ka vendosur të protestojë çdo ditë të vitit për 4 vite rresht kundra tij.

Aktori ka mbledhur qindra njerëz ku ka nisur një video live të protestës së tij ku përsëritet vetëm një fjali pambarimisht, “Ai nuk do të na përçaje”.

Shia është shprehur se kjo video live do të vazhdojë të jetë e tillë çdo ditë të vitit për sa kohë që Trump është Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Pra ai së bashku me qytetarë të tjerë do të jenë duke protestuar live në New York për 4 vite radhazi e cila mund të shihet live edhe në rrjete sociale.