Shtatzania është një nga periudhat më të bukura të një vajze e të një çifti sigurisht. Aktorja e humorit shqiptar, Delinda Disha kishte zbuluar së fundmi se do të bëhej nënë për herë të dytë e dy binjakëve. Mirëpo, fati këtë herë nuk ka qenë në anën e Delindës, pasi vetëm pak më parë ajo ka ndarë lajmin e trishtë se ka humbur dy binjakët e saj dhe se ndihet shumë e rënduar psikologjikisht.
Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot. Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq.
Ne shpresojmë që Delinda ta kalojë sa më lehtë këtë moment kaq të vështirë për një nënë!