Gossip Showbiz

Mozzik emocionon ndjekësit me dedikimin prekës për ditëlindjen e nënës! “Ka fshehur dhimbje…”

Reperi i njohur Mozzik ka prekur zemrat e ndjekësve me një mesazh të ndjerë kushtuar nënës së tij në ditën e saj të lindjes. Përmes një postimi në Instastory, ai shprehu mirënjohjen ndaj Zotit për dhuratën më të madhe që ka marrë në jetë: një nënë që ka sakrifikuar gjithçka për familjen.

Në rrëfimin e tij, Mozzik kujtoi se prapa buzëqeshjes së saj gjithmonë janë fshehur dhimbje, por edhe forcë e pashtershme për ta mbajtur familjen të bashkuar.

Ai theksoi se pavarësisht humbjeve të mëdha që ka përjetuar, nëna e tij ka ditur të ruajë shpirtin e gjallë dhe t’u japë fëmijëve dashuri, ngrohtësi dhe siguri.

Çdo hap i yti ka qenë sakrificë. Çdo buzëqeshje e jotja ka fshehur dhimbje, çdo fjalë e jotja ka qenë forcë për ne

-shkruan reperi, duke e cilësuar nënën e tij si heroinë të gjallë dhe frymëzim të përjetshëm.

Në fund të dedikimit, Mozzik shprehu lutjen që nëna e tij të ketë shëndet dhe jetë të gjatë, duke e quajtur atë dashurinë më të madhe dhe më të pastër që ekziston.

Ky mesazh ka marrë shumë reagime pozitive nga fansat e artistit, të cilët e kanë përgëzuar për fjalët prekëse dhe lidhjen e fortë me nënën e tij.