Kush e ka parë filmin “Parasite”, me siguri e njeh aktoren e njohur koreano-jugore Park So Dam. Së fundmi ajo është diagnostikuar me kancer papilar të tiroides. 30-vjeçare u diagnostikua gjatë një kontrolli shëndetësor dhe i është nënshtruar një operacioni.
Kanceri papilar i tiroides është lloji më i zakonshëm i kancerit të tiroides, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (NHS). Normalisht prek njerëzit nën 40 vjeç, veçanërisht gratë, dhe ka tendencë të jetë më i lehtë për t’u trajtuar se llojet e tjera të kancerit të tiroides.

Sëmundja e Park ka ndërprerë planet për të promovuar filmin e saj të ardhshëm, “Special Delivery”. Agjencia ‘Artist Company’ u shpreh se:
Kompania dëshiron të falënderojë edhe një herë të gjithë njerëzit për mbështetjen për ‘Special Delivery’ dhe aktoren Park So Dam, si dhe aktorët dhe ekuipazhin e ‘Special Delivery’ duke kapërcyer këtë kohë të vështirë së bashku.

Park u shfaq në një numër filmash dhe seriale televizive të Koresë së Jugut, duke përfshirë “The Priests” (2015) dhe “The Silenced” (2015), por performanca e saj e famshme erdhi në hitin global të vitit 2019 “Parasite”. Filmi, me regji të Bong Joon Ho, u bë filmi i parë jo-anglisht dhe filmi i parë koreano-jugor që fitoi çmimin ‘Filmi më i Mirë’ në ‘Academy Awards’ në shkurt 2020.
Ndërkaq, së fundmi ‘L’officiel’ ka përzgjedhur 10 filma të tjera më të mirë koreane që nuk duhet t’i humbisni në asnjë mënyrë pa i parë. Ju njohim me to në këtë link.