Bota

Akuzat për lidhje me Rusinë, Merkel i përgjigjet Trump: Jemi të pavarur!

Presidenti amerikan Donald Trump bisedoi me kancelaren gjermane Angela Merkel në samitin e NATO-s në Bruksel. Toni i deklaratave të tyre, kur iu drejtuan së bashku gazetarëve, ishte disi më i qetë, pasi Trump tha se mbështetja e Gjermanisë mbi energjinë ruse e lë atë “nën kontrollin” e Moskës. Merkel iu përgjigj akuzave të presidentit amerikan Donald Trump duke thënë se Gjermania bën politika dhe vendime të pavarura e se pavarësisht tarifave tregtare, Shtetet e Bashkuara mbetën një partner i Gjermanisë.