Showbiz

Akuzat për tradhëti, J-Lo flet për herë të parë mbi marrëdhënien me Alex Rodriguez

Ata janë në prag të martesës ndërkohë që akuzat për tradhëti janë ende të freskëta sa i përket Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez.

Në një intervistë për “The Breakfast Club”, këngëtarja dhe aktorja e famshme ka reaguar për herë të parë kundrejt akuzave për tradhëti nga ana e partnerit të saj.

Ajo u shpreh se ata e njohin shumë mirë njëri-tjetrin dhe marrëdhënien e tyre. Këto akuza nuk e shqetësojnë aspak Lopez dhe nuk dëgjon aspak se çfarë thonë të tjerët.