Celebrities Gossip Showbiz

Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë! Këngëtari dhe Nadia Ferreira zbulojnë emrin e veçantë të vajzës!

Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij, Nadia Ferreira, kanë ndarë me ndjekësit lajmin e bukur të ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të dytë së bashku.

Çifti mirëpriti një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Myla. Ajo është fëmija i dytë i çiftit dhe i teti për legjendën e muzikës latine.

Lajmin e lumtur e bënë publik përmes një postimi në Instagram, ku ndanë edhe fotografi të të porsalindurës.

Çfarë bekimi i madh të ndajmë me ju ardhjen në jetë të Mylës sonë të çmuar. Nuk mund ta imagjinoni dot lumturinë që ndiejmë në shtëpinë tonë

-shkruan Marc Anthony dhe Nadia Ferreira.

Myla i bashkohet vëllait të saj të madh, Marcos, i cili erdhi në jetë në qershor të vitit 2023.

Çifti kishte njoftuar se po prisnin fëmijën e dytë në janar të këtij viti, në përvjetorin e tretë të lidhjes së tyre.

Në përvjetorin tonë të tretë, jeta na dhuron një bekim të mrekullueshëm. Zoti është i madh

-shkruanin atëherë, duke publikuar një fotografi ku Marcos vendoste dorën mbi barkun e rrumbullakosur të Nadias.

Pak javë më vonë, modelja paraguajane zbuloi edhe gjininë e foshnjës, duke publikuar një foto me këpucë të vogla rozë.

Marc Anthony dhe Nadia Ferreira u martuan në janar të vitit 2023 në Miami, rreth tetë muaj pasi shpallën fejesën. Për Ferreiran kjo është martesa e parë, ndërsa për këngëtarin është martesa e katërt.

Anthony është baba i tetë fëmijëve nga marrëdhënie të ndryshme. Vajza e tij më e madhe, Arianna, lindi në vitin 1994 nga lidhja me Debbie Rosado, ndërsa gjatë asaj periudhe ai adoptoi edhe djalin Chase. Më pas pati dy djem, Cristian dhe Ryan, nga martesa me ish-Miss Universe Dayanara Torres.

Një nga marrëdhëniet më të njohura të artistit ishte ajo me Jennifer Lopez, me të cilën ishte i martuar për dhjetë vjet. Ish-çifti kanë binjakët Maximilian dhe Emme.

Së fundmi, emri i Marc Anthony u përmend edhe në media pasi ai mungoi në ceremoninë e diplomimit të binjakëve të tij. Pak kohë më pas, Jennifer Lopez deklaroi në një intervistë se i kishte rritur fëmijët me shumë pak ndihmë, deklaratë që ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale.