Jennifer Lopez sërish arriti të bëhet qendra e vëmendjes, këtë herë jo vetëm për stilin e saj, por për një aksesor që shkaktoi një debat të madh në rrjetet sociale.
Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare mori pjesë në finalen e Wimbledonit në Londër, ku u shfaq në tribunën prestigjioze me një pamje elegante nga marka Ralph Lauren, por ishte kapela e saj e madhe prej dielli ajo që mori gjithë vëmendjen.
Lopez zgjodhi një fustan krem me detaje të rafinuara, të kombinuar me aksesorë luksozë dhe një kapelë me strehë shumë të gjerë, e cila sipas raportimeve ishte rreth 17 inç e gjerë.
Ajo e mbajti atë për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta gjatë ndeshjes, por zgjedhja e saj nuk u prit njësoj nga të gjithë.
Në rrjetet sociale, disa tifozë kritikuan kapelën duke pretenduar se mund t’u pengonte pamjen personave që qëndronin pas saj.
Kjo lloj kapelje është i papërshtatshëm për një event të tillë
-shkroi një përdorues, ndërsa të tjerë e cilësuan aksesorin “shumë të madh” për ambientin e Wimbledonit.
Debati u bë edhe më i madh për shkak të rregullave tradicionale të Royal Box në Wimbledon, ku femrat këshillohen të mos mbajnë kapele që mund të pengojnë shikimin e spektatorëve pas tyre.

Megjithatë, shumë fansa dolën në mbrojtje të Lopez, duke argumentuar se kapelja ishte një zgjedhje mode dhe se ajo më vonë e hoqi gjatë ndeshjes. Disa të tjerë e vlerësuan për guximin për të sjellë një element dramatik në një nga eventet sportive më elegante në botë.
Paraqitja e Lopez në Wimbledon erdhi vetëm pak ditë pasi ajo tërhoqi vëmendjen edhe gjatë Javës së Modës në Paris, duke vazhduar traditën e saj për të kthyer çdo dalje publike në një moment të komentuar.
Edhe pse disa e quajtën zgjedhjen e saj të tepruar, Jennifer Lopez edhe një herë dëshmoi se di si të krijojë një moment që mbetet në qendër të diskutimeve, edhe jashtë skenës muzikore.