Reperja e famshme nga Kosova, Loredana Zefi ditët e fundit është shndërruar në kryefjalën e medias shqiptare por edhe të asaj zvicerane.
Tabloidi “20 minuten” raportoi se bashkëshortja e Mozzik se bashku me vëllain e saj kanë zhvatur një çift zviceran rreth të 50-ave duke u marrë atyre mbi 900.000 franga.
Vetë viktima u shpreh se fillimisht ajo u prezantua me një emër fallco duke pretenduar se ishte vajza e një avokati të njohur në Zvicër. Kërcënimet e shumta nga ana e Loredanës dhe të vëllait detyruan çiftin që të jepnin paratë e tyre deri në momentin që ata vendosën t’i drejtoheshin autoriteteve përkatëse.
Për herë të parë pas kësaj ngjarjeje vetë Loredana ka reaguar duke thënë se ka ardhur momenti që ajo të tregojë anën e saj të historisë.
Me anë të një postimi në Insta Story, reperja e cila vetëm para pak kohësh u bë nënë, tha se ditën e sotme do të japë një deklaratë për shtyp në një hotel në Prishtinë së bashku me vëllain dhe avokatin e saj.