Aktualitet

Akuzohen për pastrim parash, një në pranga, dy në kërkim

Zbulohet në Fier një grup prej 5 personash që kryenin pastrim parash. Policia deklaroi se në pranga ka rënë Xhevair Troka, pronari i një pike këmbimi valutor. Në kërkim u shpallën edhe vëllezërit Shpëtim dhe Vladimir Cilotaj. Ndërkohë Gjykata e Fierit vendosi sekuestro preventive të pasurive të dy biznesmenëve në kërkim.