Bota

Alarm në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Irani lëshon 4 raketa drejt territorit, 3 u interceptuan mbi det!

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se Irani ka lëshuar katër raketa në drejtim të territorit të tyre, në një incident që ka rritur ndjeshëm alarmet e sigurisë në vend.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Emirateve, tre prej raketave janë interceptuar mbi ujërat territoriale, ndërsa një e katërta ka rënë në det pa shkaktuar dëme të raportuara në tokë.

Ngjarja ka ndodhur në një ditë të tensionuar, ndërsa më herët mijëra qytetarë në Dubai kanë marrë në telefonat e tyre një alarm urgjent sigurie. Mesazhi, i dërguar në anglisht dhe arabisht, paralajmëronte për mundësi të kërcënimeve me raketa dhe u kërkonte qytetarëve të kërkonin menjëherë strehim në vendet më të sigurta.

“Tre prej raketave u interceptuan mbi ujërat territoriale dhe një e katërta ra në det”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

LEXO EDHE: Tragjedia ajrore në Kinë me 132 të vdekur, dokumenti: Pilotët çaktivizuan motorët dhe shtynë lëvat drejt rënies

Në njoftim rekomandohej gjithashtu që banorët të qëndronin larg dritareve, dyerve dhe hapësirave të hapura, si dhe të prisnin udhëzime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.Alarmi mbante firmën e Ministrisë së Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

LEXO EDHE: 2000 anije të ngecura në Hormuz, Trump: Do t’i shoqërojë ushtria. Irani kërcënon me sulm