Bota

Italia në alarm, deri në 2022 do të mungojnë 12 mijë mjekë!

Italia ngre alarmin, në pesë vitet e ardhshme, do të mungojnë 11.800 mjekë. Paralajmërimi u bë nga Federata e Organizatave Shëndetësore Publike. Kjo për shkak se mjekët në periudhën mes viteve 2017 – 2022, do të dalin në pension dhe nuk do të ketë specialistë të rinj për ti zëvëndësuar. Një shkak tjetër parashikohet të jetë edhe kalimi i mjekëve në sistemin shëndetësor privat.