Ambasada e Shqipërisë në Tokio, ka bërë një postim në rrjetin zyrtar në Facebook, përmes të cilit përcjell një mesazh me rëndësi për shtetasit shqiptarë që ndodhen në Japoni, lidhur me alarmin për cunam që është lëshuar në vend pas tërmetit 8.8 Rihter në Rusi.
Amabasada shqiptare u bën thirrje shqiptarëve të Japonisë të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale.
Në rast nevoje ju lutemi të kontaktoni:
[email protected]
WhatsApp: +81-70-9023-3905
+81 80 4357 2971
Një tërmet me magnitudë 8.8 Rihter goditi në orët e para të mëngjesit sot brigjet e Gadishullit Kamchatka të Rusisë, duke shkaktuar cunam në Rusi, Japoni dhe Hawaii.
Menjëherë pas tërmetit dhe cunamit autoritetet lëshuan paralajmërime për banorët e pothuajse çdo vendi që kufizohet me oqeanin Paqësor.
Cunami ka përmbytur tashmë qytetin Severo-Kurilsk, në pjesën veriore të arkipelagut rus të njohur si Ishujt Kuril, sipas Ministrisë Ruse të Emergjencave.
Rreth 2,700 banorë të arkipelagut, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, u evakuuan, raportoi TASS.
Sipas agjencisë së lajmeve RIA, e cila citon guvernatorin rajonal, rrjeti elektrik në rajonin e Sakhalin është dëmtuar dhe energjia elektrike është ndërprerë për shkak të tërmetit. Dhjetëra lëkundje pasuese janë regjistruar që nga tërmeti fillestar, i cili për fat të mirë shkaktoi vetëm dëme materiale.