Aktualitet Rajoni

Alarmi për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Rama: Të mbahet e pastër shqipja….

Për herë të parë, kryeministri Edi Rama komenton debatin për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, për të cilin pak kohë më parë kreu i BDI Ali Ahmeti i ishte drejtuar edhe me një letër ku ngrinte alarmin për cenimin e të drejtave të shqiptarëve.

Në një aktivitet me të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, Rama tha se çka shqipja e ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut, nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, as e ligjeve, nuk një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike

Sipas tij, gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme, jo vetëm ta mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por të ushqejë frymën e bashkimit mes dy popujve transformues të shqiptarëve.

Rama: Është në një kontekst të pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk them që ata që besojnë në Gjykatën Kushtetuese të vendeve të tjera e kanë gabim, por unë mendoj se çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është çështje e ligjeve apo vullneteve të përkohshme të partive politike. Them të përkohshme se partitë politike zgjidhen 1 herë në 4 vjet dhe herë janë në një anë herë në tjetrën, por gjuha shqipe në Maqedoninë e veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm të mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve. Në një sens si ai që Arbën Xhaferri e tregon si ëndrrën e tij më të madhe, në sensin e integrimit të dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriu në sistemin e vlerave perëndimore, poltike etike e kulturore. Kjo është një gjë shumë e madhe për tu futur në labirinthe juridike që tanimë i përkasin të kaluarës, pasi shumë vite më parë Arbën Xhaferri dhe Ali Ahmeti bashkë me të tjerë, por unë këta të dy kam si dy kokat e shqiponjë së Ohrit, u vendos në piketat e bashkëjetesës paqësore dhe e shtet ndërtimit europian të Maqedonisë së atëhershme dhe Maqedonisë së Veriut sot. Nuk u vendos nga Xhaferri dhe Ahmeti, por nga shqiptarët të përfaqësuar në tavolinë nga Xhaferri dhe të vendosur në male nga Aliu dhe maqedonasve të përfaqësuar nga përfaqësuesit e tyre më të lartë të kohës.

Ligji për përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut pritet të shqyrtohet nesër, 11 dhjetor, në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Vendimi për kushtetutshmërinë e ligjit ka shkaktuar reagime të forta politike.