Me ritmet e tanishme të rënies së lindshmërisë, emigracionin dhe lëvizjen e qytetarëve, Shqipëria rrezikon që të rrudhet në pak më shumë se 1 milionë banorë deri në vitin 2100. Ky është alarmi që mbërrin nga një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më konkretisht nga Departamenti i Popullsisë. Varianti më optimist për vendin tonë është ai që parashikon një tkurrje me vetëm 100 mijë banorë në krahasim me popullsinë aktuale, pra Shqipëria e vitit 2100 do të banohet nga 2.8 mln banorë. Që të realizohet ky skenar kërkohet ndalja e fenomenit të emigracionit.