Film & Tv Gossip

Aldo Marku: “Mezi mbajta lotët kur doli Gerta, Laerti nuk kishte vend në finale!”

Të ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ishin Shkëlzen Oruçi dhe Aldo Marku, dy ish-banorë të “Big Brother VIP 4”. Ata kanë komentuar më shumë mbi ngjarjet që ndodhën prime-in e kaluar në gjysmëfinale, si dhe si e parashikojnë ata finalen e madhe…

Si e pritët daljen e Gertës?

Aldo: Ne ishim të gjithë të zhgënjyer. Mezi mbajta lotët kur doli. E di sa ka luftuar, e ka nisur e para luftën dhe ishte shumë zhgënjyese. Nisi një ngushtim që kur u vendos se do ishin 4 finalistë, jo 5. E di çfarë impakti dhe presioni ishte për secilin kjo. Por dinamika ndryshon çdo javë.

Shkëlzeni: Gerta tregoi qytetari, vlera. Ra në nominim me disa personazhe që kanë pasur dinamika më shumë se Gerta.

Si e patë përzgjedhjen e katër finalistëve?

Shkëlzeni: Do ndërroja Laertin me Gertën. Diferencën e bën audienca, sa të dashur janë për publikun. Për Rozanën kam dyshimet e mia që është ajo natyrë. Është e frikshme të duash atë personazh.

Aldo: Për Laertin nuk kishte hapësirë aty. Flitet që është i vetëpërmbajtur dhe inteligjent, por nuk ka qenë i vetëpërmbajtur. I ka shkuar Gertës dhe Valbonës fytyrë më fytyrë. Unë Eglin e kisha zgjedhur për finaliste, por nëse do ishin 5. Duhet të ishte krijuar vend për Gertën.