Modelja dhe moderatorja e njohur shqiptare Almeda Abazi është bërë nënë për herë të parë dhe këtë e kanë konfirmuar doktorët e spitalit ku ajo ndiqej.
Bukuroshja dhe bashkëshorti i saj turk, aktori Tolgahan Sayisman janë bërë prindër të një djali emri i të cilit është Efehan.
Gjatë pritjes së saj të ëmbël Almeda nuk ka ngurruar që të ndajë me fansat e saj detaje nga shtatzënia ndërkohë që dashuria e çiftit u bekua me një fëmijë.
Kujtojmë se Almeda dhe Tolgan lidhën kurorë në vitin 2017 pas vitesh lidhje.