Bota

Alpet franceze, katër persona humbin jetën

Katër persona humbën jetën pasi ngrinë në Alpet zvicerane. Ata kishin dalë për ecje në mal dhe u bllokuan në dëborë gjatë natës. Ekipet e shpëtimit gjetën një total prej 14 personash, disa prej të cilëve me hipotermi për shkak të motit të keq. Policia njoftoi se pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ekipet e emergjencës thanë se viktimat ishin italianë, francezë dhe gjermanë.