Showbiz

Aludohej se ishte sërish shtatzënë, reagon Georgina Rodriguez

Ditët e fundit në median rozë dhe në platformat sociale kanë qarkulluar disa foto të partneres së Cristiano Ronaldos ku shfaqej me barkun më të rrumbullakosur se zakonisht.

Shumë shpejt nisi të aludohej se Georgina ishte sërish në pritje të ëmbël madje disa nisën të parashikonin edhe gjininë e fëmijës.

Sa i përket këtyre spekulimeve ajo ka reaguar për herë të parë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku mohon gjithçka.

“Kam qenë duke udhëtuar për ditë të tëra me avion dhe kam ngrënë vetëm makarona për 4 ditë rresht. Jam njeri, grumbulloj lëngje dhe ndikohem nga hormonet” ,-tha ajo.