Showbiz

Aludohej se tradhëtoi Kylie-n, reagon ashpër Travis Scott

Ditën e djeshme një foto që dukej sikur reperi Travis Scott po puthej me një vajzë të panjohur qarkulloi në media duke u bërë menjëherë virale.

Edhe pse nuk ishte e qartë nëse në këtë foto ishte apo jo reperi, kjo nuk i ka ndaluar fansat e tij por edhe të Kylie Jenner të shpërthejnë me komente ofenduese kundrejt tij.

Teksa një pjesë e mirë e publikut e akuzonin për tradhëti kundrejt blogeres dhe sipërmarrëses, ai ka reaguar nëpërmjet një deklarate në platformat sociale.

“Media do të krijojë gjëra false për të shkatërruar dashurinë e vërtetë. E urrej ta vë në dukje këtë shpifje dhe faktin që njerëzit ndjejnë kënaqësi nga kjo gjë” ,-tha ai ndër të tjera në postimin e historisë së instagram-it.

Menjëherë pas tij edhe Kylie Jenner ka reaguar duke postuar një foto të tyre e duke e uruar partnerin e saj për suksesin e hitit “Sicko Mode”.