Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza, ja si duhet të veproni

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përditësuar zyrtarisht sistemin e saj të takimeve për viza.

Tani mund të caktoni dhe përshtatni takimet tuaja për vizë përmes platformës së re.

Atë mund ta gjeni në linkun: https://www.ustraveldocs.com/al/sq/?

Video shpjeguese se si të plotësoni aplikimin: https://bit.ly/4lfcAJL

Përmes shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve.