Bota

Ambiciet e Iranit, ekspertët: Izraeli nuk tha asgjë të re!

Ekspertët ndërkombëtare u shprehën se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tentoi të tregonte se Irani po gënjen botën për programin bërthamor, nuk tregoi asgjë të re. Sipas tyre, dihej që Irani donte të kishte aftësi bërthamore dhe pakti e ndalon pikërisht këtë mundësi. Me përjashtimin e Donald Trump-it, prezantimi i Netanyahut nuk habiti udhëheqësit botërore dhe firmëtarët e tjerë të paktit.