Health & Beauty

Amvisa të dashura, ka disa arsye se pse duhet të vendosni ujë me limon në furrë!

Dera e furrës, shpesh mbulohet me yndyrë dhe papastërti, aq sa një ditë mund të zbulosh se nuk shikon më përmes saj. Nuk ke nevojë të blesh produkte të shtrenjta për pastrim. Sipas ekspertëve të pastrimit, një limon i thjeshtë mund të bëjë mrekulli. Limonët kanë veti antibakteriale dhe pastruese, prandaj konsiderohen si një lloj “zbardhues natyral”. Uebfaqja Oven Clean shpjegon:

“Kur jeta të jep limonë, përdori për të pastruar furrën!”. Ata thonë se acidi citrik në limon vepron si pastrues natyral dhe shton shkëlqim tek pajisjet. Madje, me pak kripë, mund të shmangësh shumë nga produktet kimike të zakonshme në shtëpi. Mbush një enë që mund të futet në furrë me ujë; Merr 1 ose 2 limonë (ose limeta), priti përgjysmë dhe shtrydhi në enën me ujë; vendose enën në furrë; mbylle derën dhe ndiz furrën. Kur uji të fillojë të vlojë, fik furrën dhe mos hap derën. Lëre avullin të qarkullojë ndërsa furra ftohet.

Ndërkaq, xhamat e kabinës së dushit mund të duken të lehtë për t’u pastruar, por shpesh mbetjet e sapunit dhe gëlqerorja grumbullohen në njolla të forta që nuk hiqen, edhe kur i fërkon me forcë. Gëlqerorja krijohet nga mineralet që mbeten pasi uji i fortë avullohet dhe këto minerale formojnë kristale të forta që ngjiten ngushtë pas sipërfaqes.

Shumica e pastruesve dhe sapunëve shtëpiakë nuk funksionojnë kundër gëlqerës, pasi janë produkte alkaline, që do të thotë se nuk janë mjaftueshëm të fortë për ta shpërbërë atë. Megjithatë, ekspertët e pastrimit nga Flair Showers kanë treguar se pastrimi i gëlqerës mund të jetë i lehtë dhe i shpejtë sepse gjithçka që ju nevojitet është një limon.