Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, komentoi sfidën e javës së 6-të, të Serie A ndaj Juventusit, e cila përfundoi 0-0 në Torino.
PENALLTIA E PULISIÇ:
“Nuk e pashë si e gjuajti. Bëmë një pjesë të parë të ekuilibruar, në të dytën rritëm nivelin dhe krijuam disa raste, edhe pse në fillim ishte ata dhe Menja bëri një pritje të madhe. Vazhdojmë seri pozitive dhe nuk pësuam gol, por në disa momente duhej të ishim më agresivë dhe ta fitonim ndeshjen.”
GJENDJA E LEAO:
“Kjo ishte java e parë e punës. Të dielën e kaluar e futa për nevojë dhe nuk bëri keq. E rëndësishme është që të rikuperojë shpejt kondicionin. Nevojitemi për të si për Nkunkun: janë lojtarë teknikë që mund të vendosin ndeshjet.”
LEXO EDHE: Shqipëria nis përgatitjet për Serbinë, Kombëtarja do të zhvillojë sot seancën e parë stërvitore
“Leao, Nkunku dhe Pulisic së bashku në fushë? Është e rëndësishme që të gjithë të jenë në gjendje të mirë. Duhet pak durim. Sa më shumë lojtarë teknikë kemi, aq më mirë, por edhe zëvendësimet janë të rëndësishme dhe mund të ndryshojnë lojën.”
LEAO SI SULMUES:
“Nuk është pozicion i ri për të, te Lilë luante si qendërsulmues. Në lëvizjen për Modric bëri diçka të bukur, por aty duhet të shënojë. Duhet të bëjë një hap vendimtar kur shkon në zonë.”
RIKTHIMI NE TORINO:
“Ishte emocionuese, pashë shumë njerëz që më kanë mbështetur gjatë 8 viteve te Juventus. I falënderoj ata dhe publikun për pritjen e ngrohtë. Tani jam te Milan, morëm pikën, por mund të kishim bërë më mirë. Kur duhet të sulmosh kundërshtarin, duhet ta bësh.”
HIMENEZ:
“Ndoshta kam bërë një zgjedhje tjetër gabim. Ai bëri mirë në situatën e penalltisë dhe punon shumë për ekipin. Edhe Pulisiç luajti mirë.”