Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se nuk ka prova të besueshme se Irani është duke punuar në zhvillimin e një arme bërthamore. Deklarata vjen pasi Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vendi i tij ka dokumente që tregojnë “prova” të reja për një plan sekret bërthamor të Iranit.