Aktorja e famshme hollivudiane, e njohur edhe si aktiviste e kauzave të ndryshme, Angelina Jolie, përdori tapetin e kuq të Festës së Filmit në Romë, ku po prezantonte veshjen “Couture” të Alice Winocour, si platformë për të ngritur shqetësimin e saj rreth krizës humanitare në Gaza dhe gjendjes së të drejtave të njeriut në botë.
Jolie shprehu dëshpërimin e saj lidhur me situatën aktuale në Lindjen e Mesme.
Ashtu si shumë të tjerë, po përpiqem të kuptoj se çfarë po ndodh tani në Gaza, çfarë nënkuptojnë në të vërtetë deklaratat zyrtare dhe si synojmë të ndërhyjmë për të ndihmuar njerëzit dhe familjet e dëshpëruara që kanë vuajtur një tragjedi të tillë.
Apel për veprim ndërkombëtar
Aktorja theksoi se ngjarjet në Lindjen e Mesme kanë vënë në pikëpyetje të gjitha ligjet dhe mbrojtjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Jolie bëri thirrje që të bëhen pyetje për sistemin ndërkombëtar të ligjeve e institucioneve e jo vetëm për gjendjen në Gaza.
Çfarë na pengon të ofrojmë ndihmë konkrete në zonat më të dëshpëruara të botës, si Sudani i Jugut, Afganistani dhe Gaza?
Angelina Jolie vuri në dukje se ndonëse jemi të vetëdijshëm për vuajtjet dhe themelet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut (përfshirë mbrojtjen e fëmijëve dhe spitaleve), veprimi i garantuar nga ata që duhet të ndihmojnë nuk po shihet dhe sipas saj, duhet shtruar pyetja “pse?”.