Aktualitet

Anglia dëbon 2 mijë e 282 shqiptarë në tre vitet e fundit

2 mijë e 282 shqiptarë u dëbuan në tre vitet e fundit nga autoritetet e emigracionit në Britaninë e Madhe. Sipas gazetës The Sun, ekstradimi në Tiranë e Prishtinë i ka shkaktuar shtetit anglez një dëm prej 31 milionë stërlina. Kostoja për dëbimin e një personi nga Anglia është rreth 6.000 stërlina.