Një anije tregtare italiane, me dhjetëra emigrantët të shpëtuar në bordin e saj, nuk u lejua që të ankorohej në portet italiane. Anija “Vos Thalassa”, një mjet lundrimi që furnizon platformat e naftës në Mesdhe, shpëtoi 66 emigrantë pranë bregdetit libian. Por, kur lajmëroi për ngarkesën e saj, u ndalua që të ankorojë në portet italiane, e më pas emigrantët ia dorëzoi Rojes Bregdetare italiane.