Aktualitet

Anija siriane largohet fshehtas nga Porti i Durrësit

Largohet fshehtas nga Porti i Durrësit, anija siriane. Autoritetet portuale nuk japin të dhëna të tjera për të mësuar portin nga është nisur kjo anije.  Dyshohet se “SEASCANER” e ngarkuar me kripë dhe qymyr mund të jetë  e përfshirë edhe në transportin e klandestinëve. Porti i Durrësit deklaroi se ka njoftuar portet e Italisë e Kroacisë që të bllokojnë anijen me flamur sirian.