Filtrave të Vetting-ut, sot do t’iu nënshtrohet Anila Leka, prokurore e Prokurorisë së Përgjithshme dhe kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, seanca nis në këto çaste. Rivlerësimi bazohet në analizën e pasurisë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.