Celebrities Gossip Showbiz

Anne Hathaway thyen heshtjen pas polemikave në “The Devil Wears Prada 2”! “Askush nuk…”

Anne Hathaway ka reaguar pas zhurmës së madhe që pushtoi rrjetet sociale lidhur me pretendimet se ajo kishte kundërshtuar përdorimin e modeleve “tepër të dobëta” në xhirimet e filmit të ri “The Devil Wears Prada 2”.

Aktorja 43-vjeçare, e cila rikthehet në vazhdimin e shumëpritur përkrah Meryl Streep, Emily Blunt dhe Stanley Tucci, sqaroi se historia është ekzagjeruar dhe se shumë gjëra janë interpretuar gabim.

Gjatë një interviste për “Good Morning America”, Hathaway tha se incidenti ishte një moment i shkurtër në set, por më pas u kthye në një histori shumë më të madhe nga sa ishte realisht.

Ajo mohoi kategorikisht pretendimet se persona janë larguar nga puna për arsye të përfshirjes së trupave të ndryshëm fizikë.

Askush nuk humbi punën. Përkundrazi, u krijuan më shumë vende pune

-u shpreh aktorja.

Hathaway la të kuptohet se bëhej fjalë për një skenë specifike, për të cilën nuk mund të japë detaje, por shtoi se përfshirja e tipeve të ndryshme trupore e bën gjithçka më të bukur dhe më reale.

Debati nisi pasi Meryl Streep tregoi më herët se ishte surprizuar nga pamja e disa modeleve në xhirime, duke i cilësuar si “alarmueshëm të dobëta”, dhe shtoi se Hathaway kishte ndërhyrë menjëherë për të diskutuar çështjen me producentët.

Ndërkohë, filmi i ri pritet të dalë në kinema më 1 maj në SHBA dhe Britani, ndërsa interesimi për rikthimin e ikonave të filmit vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm.