Bota

Arabia Saudite, blerësja më e madhe e armëve në Ballkan

Arabia Saudite mbetet një nga blerëset më të mëdha të armëve në Ballkan. Raporti i fundit i organizatës “SEESAC” mbi eksportet e armëve në vitin 2016, për Serbinë, Malin e Zi, Bosnjen, Shqipërinë dhe Maqedoninë, tregon se këto vende u kanë shitur sauditëve gjatë atij viti armë dhe municione, që në total mbërrijnë vlerën e 514.6 milionë euro. Dokumenti tregon se Shqipëria shiti armë që shkonin në 1.28 milion euro, e po kaq edhe Mali i Zi, ndërsa rekordin e mban Serbia, me shitje në nivelin 406.6 milionë euro.