Ardon Jashari është lojtari që shpërtheu këtë sezon me Klub Bryzh. Mesfushori shqiptar, tashmë është në radarët e disa klubeve europiane.
Sipas mediave të ndryshme evropiane, Jashari pritet të bëjë kapërcimin drejt një lige më të madhe në verë, pasi interesi për të nuk mungon.
Jashari dallohet për teknikën me topin në këmbë dhe ka shkëlqyer edhe me rikuperimet e tij si dhe me pozicionimin në qendër të fushës.
Sipas raporteve, Jashari ka kërkesa nga Premier League, Serie A dhe Bundesliga.
“Calciomercato.it” raporton se Atalanta, Juventus, Milani dhe Roma kanë një sy te Jashari. Për 23-vjeçarin, klubi belg është i gatshëm të heq dorë nëse ofrohet një shumë e kripur.
Nga 30 deri në 35 milionë euro, janë mjaft shumë për skuadrat italiane që tregohen të kujdesshme.
Sigurisht që nuk mund të mungonte interesi dhe jashtë Italisë. Konkretisht në Bundesligë janë të interesuara dy klube të mëdha. Bëhet fjalë për Frankfurtin dhe Bajer Leverkusen.
Në Premier League janë klubet si Manchester United, Newcastle, Nottingham Forest, Brighton dhe Brentford më të interesuara për të.
Ndërkohë, Brugge shikon me interes situatën duke shpresuar për një ankand për mesfushorin me tipare mbrojtëse, të cilin e bleu për vetëm 6 milionë euro vitin e kaluar.
Kontrata e mesfushorit, që ka debutuar me përfaqësuesen e Zvicrës, është e vlefshme deri në vitin 2029. Investimi prej 6 milionë eurosh i Klub Bryzh te Luzern, ka rezultuar i duhuri në verën e kaluar.
22-vjeçari ka shijuar një sezon pozitiv në aspektin personal me tre gola dhe gjashtë asistime në 42 paraqije në të gjitha garat me Brugge-n.