Shqipëria nuk do të presë dot finalen e Superkupës Europiane të sezonit 2019-2020, në stadiumin në ndërtim, ‘Arena Kombëtare’. UEFA njoftoi se Superkupa e Europës do të luhet në stadiumin e Portos në Portugali, ‘Estadio De Dragao’. Për këtë event garonte edhe ‘Arena Kombëtare’. Finalja e Champions League-s do të luhet në Stamboll, në stadiumin e rikonstruktuar ‘Ataturk’. Ndërkaq finalja e Europa League-s, në stadiumin e Gdanskut, ‘Arena Gdansk’, në Poloni.