Sport

Argëtim për të gjithë në Kupë, Egnatia nuk lejon surprizat dhe skualifikon Bylisin në çerekfinale

Egnatia dhe Bylis kanë barazuar 2-2 në sfidën e kthimit, që kishte vlerë për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Një takim që i pa të gjitha në Rrogozhinë.

Në fund janë të besuarit e Edlir Tetovës që kalojnë më tej, pasi kishin fituar takimin e parë në transfertë me rezultatin 1-3.

Fillimisht sfida u zhbllokua me penallti të realizuar nga Gjata për miqtë, ndërsa gjyqtari e akordoi pasi u thirr nga VAR për ta riparë rastin.

Baraspesha erdhi në fundin e pjesës së parë nga Xhemajli. Në pjesën e dytë gjithçka u vështirësua për Bylisin e Mezanit, teksa Përndreca u largua me karton të kuq në minutën e 69-të.

LEXO EDHE: Dramatike në Shkodër, Vllaznia në gjysmëfinale pas barazimit të çmendur dhe penalltive drithëruese

Fill pas këtij momenti, Egnatia shënoi golin e përmbysjes me Bakajoko. Ballshiotët nuk u dorëzuan duke barazuar, por vetëm kaq.

Dje, Partizani siguroi një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë duke mundur 2-1 Laçin. Fatet u vendosën nga goli i Kekos në fundin e ndeshjes, teksa 90 takimi i vajtjes kishtë përfunduar pa gola. Kualifikohet edhe Vllaznia. Ndeshje dramatike përballë Elbasanit në Shkodër, ku pas shifrave 3-3 në kohën e rregullt dhe shtesës 30 minutëshe, fatet janë vendosur nga ruleta e penalltive.

LEXO EDHE: Partizani në gjysmëfinale të Kupës, një gol në fund vendos ndaj Laçit, Abilaliaj “ringjall” të kuqtë

Sot, në orën 16:30, Dinamo kërkon mrekullinë përballë Skënderbeut, me Korçarët që patën fituar 0-2 takimin e parë në transfertë. Kjo ndeshje do të përcaktojë edhe skuadrën e fundit gjysmëfinaliste.