Showbiz

Ariana Grande ‘fiton’ Halloween-in

Sonte është festa e Halloween-it dhe të gjithë kanë zgjedhur apo janë drejt përfundimit të kostumit të tyre.

Vëmendja sigurisht shkon tek personazhet e famshëm në konkursin e pashpallur, se cili do të zgjedhë maskimin më të veçantë e të frikshëm.

Ajo e cila momentalisht mban vendin e parë është këngëtarja Ariana Grande që ka sjellë në vëmendjen e të gjithëve, serialin më të frikshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara, “The Twilight Zone” e vitit 1959.

Seriali shfaq histori të ndryshme të frikshme në 80 episodet e saj dhe Ariana ka zgjedhur episodin “Eye of the Beholder” ku megjithëse çdo skenë është tmerruese, përcillet mesazhi se bukuria është relative.

Në këtë episod, një grua e bukur bëhet pjesë e një eksperimenti me njerëz që kanë fytyrë derri pasi në sytë e tyre ajo ishte e shëmtuar dhe duhej operuar për të ndryshuar pamjen në mënyrë që të përshtatej me tjerët.

Ariana ka shfaqur disa momente të shkurtra nga transformimi i saj duke u komplimentuar për zgjedhjen që njëkohësisht është aq e frikshme sa kjo festë.