Showbiz

Ariana Grande në ankth, këngëtarja anullon takimin me fansat

Këngëtarja e famshme Ariana Grande është detyruar të anullojë takimin me fansat e saj për shkak të depresionit dhe ankthit në të cilin ndodhet.

Këtë takim ajo e kishte vendosur pak orë para koncertit të saj në Glasgow, Birmingham në Londër si pjesë e turneut botëror “Sweetener”.

26-vjeçarja i shkroi një letër fansave që kishin blerë blietën për takimit me të duke i kërkuar ndjesë që i duhet të anulojë këtë event të shumëpritur.

Ajo shkroi se nuk është nën kontroll të ankthit dhe depresionit edhe pse do të donte shumë që t’i mposhte ato. Të gjithë fansat e saj do të marrin mbrapsht paratë që kanë paguar ndërsa sa i përket eventit ende nuk dihet nëse do të riorganizohet.