Mbrëmjen e kaluar këngëtarja me famë botërore Ariana Grande publikoi klipin e projektit të saj më të ri muzikor “Breathin”, pjesë e albumit “Sweetener” ku flet për ankthin që kaloi pas sulmit terrorist në Manchester.
Duket se gjendja e saj mendore ende nuk është përmirësuar pasi vetëm një vit më pas ajo u përball me vdekjen e ish partnerit të saj, reperit Mac Miller dhe ndarjes nga i fejuari Pete Davidson.
Momentalisht 25-vjeçarja është fokusuar vetëm tek muzika dhe së fundmi ka zbuluar se do të nisë një turne muzikor mbarë botës që mban titullin e albumit të saj por miqtë mendojnë se këngëtarja ende nuk është gati.
Miqtë e saj të ngushtë janë shprehur për “Daily Mail” ku kanë theksuar se Grande ka zbuluar disa video të papublikuara të Mac Miller dhe ankthi e ka goditur sërish.
Ajo ka shpërthyer sërish në lot dhe këtë e konfirmoi edhe me anë të një postimi në Twitter.