Gossip Showbiz

Aristela e “Për’puthen” hedh ‘bombën’ për djemtë e programit!

Konkurrentja më e ‘fjetur’ e emisionit “Për’puthen”, Aristela Leka, ishte e ftuar
në një emision ku dha një deklaratë shumë të fortë për djemtë e progamit. Ajo u shpreh se ata nuk janë burra por thjesht duken si të tillë. Aristela
tregoi se ata mund të ishin burra për veten e tyre, por për atë jo. Duke shtuar këtu dhe përkufizimin se çfarë mendon ajo se duhet të ketë një djalë për
t’u quajtuar burrë.

Një burrë në syrin tim është një person që i del për zot vetes,
është një person që thotë që jam dikushi, por në fakt s’është askushi,
është një person që e mban fjalën që thotë dhe është një person që e
ka atë komunikimin me mua. Asnjë nga ata nuk ishte për mua.

Ajo komentoi gjithashtu rreth veshjes së saj natën e parë në të cilën ajo do të bëhej pjesë e programit, e cila sipas saj duhet të kishte qenë pak më shumë provokative dhe e hapur.

Që prej përfundimit të sezonit të dytë të programit, Aristela është parë nën shoqërinë e një konkurrenti shumë të dashur e të përfolur,
Mevlan Shaba, ku ky i fundit zgjodhi të dilte çift nga programi me bukuroshen Ledjana Prenga. Por duket se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri por dyshimet mbeten sërish.

Leka zbuloi detaje se si e dëshiron ajo partenerin perfekt, kështu që djema mbani shënime!
Personi ideal për të do të ishte dikush që e njihte dhe nëpërmjet ekranit, dikë posesiv, por jo kontrollues dhe i fiksuar pas rrjeteve sociale. Por në të njëjtën kohë të jetë dikush jo i njohur dhe që lejon edhe femrën të kryejë pagesa të ndryshme faturash.

27 vjeçarja rrëfeu se nuk e falte tradhëtinë, kjo sepse është tradhëtuar më parë dhe vetë nuk e ka bërë asnjëherë si veprim.
Ndërkaq, ajo në përfundim të emisionit është larguar e vetme dhe nuk pranoi të dilte çift me Princin, duke i uruar atij një jetë të lumtur. Aristela dhe Princi kanë realizuar takime të shumta dhe goxha romantike.

Gjatë intervistët u përmend tema e komenteve negative për shkak të peshës dhe se si i përballonte ajo, ku u shpreh se në fillim ndihej tmerrësisht keq e qante.
Tashmë ajo ka vendosur një balon gastrik, ku ndihej shumë mirë.