Bota

Armeni, Parlamenti voton sot për kryeministrin e ri

Mijëra persona dolën në rrugët e Jerevanit për të monitoruar votimin për Kryeministrin e ri në Parlament. Tubimi masiv vjen pas paralajmërimeve të kandidat për kreun e qeverisë, Nikol Pashinyan se partia në pushtet mund të tentojë ta prishë procesin. Votimi i Kryeministrit të ri armen pason dorëheqjen e Serzh Sargsyan pas protestave masive në Jerevan dhe qytete të tjera të Armenisë.