Bota

Armenia dhe Azerbajxhani nesër mbajnë bisedime paqeje në Uashington!

Ditën e nesërme, Armenia dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç konfirmon zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme armene, kjo është një tjetër përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet. Siç edhe dihet, tensionet mes dy vendeve janë rritur sërish për rajonin e Nagorno-Karabakut dhe të dy shtetet kanë pretendime lidhur me të e mendojnë se u takon.

Në Nagorno-Karabak, paqeruajtësit rusë u vendosën në vitin 2020, për t’i dhënë fund një lufte, e dyta që Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar për rajonin, që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991. Ndërkombëtarisht, rajoni malor njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por kryesisht popullohet nga etnia armene.

Zëdhënësja Ani Badalyan, në faqen zyrtare në Facebook shkruan:

Nga data 30 prill, ministri i Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan do të jetë në Uashington për një vizitë pune. Eshtë planifikuar raundi tjetër i diskutimeve për marrëveshjen lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mes Armenisë e Azerbajxhanit.

Nuk ka asnjë konfirmim të menjëhershëm të takimit nga shteti azer.  Pavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim mes tyre, Armenia dhe Azerbajxhani ende nuk kanë arritur një marrëveshje paqeje që do të zgjidhte çështjet e mbetura pezull, të tilla si përcaktimi i kufijve dhe kthimi i të burgosurve.

Të dielën e kaluar, në datën 23 prill, Azerbajxhani ngriti një pikë të re kontrolli në rrugën për në Karabakh, të quajtur ndryshe “korridori Lachin”. Por, Armenia reagoi ashpër për këtë lëvizje të shtetit armen dhe e quajti një shkelje të rëndë të armëpushimit të vitit 2020. Po ashtu, kjo solli tensionin e radhës mes dy shteteve dhe synohet që përmes bisedimeve, mosmarrëveshjet e forta ndërmjet dy palëve të shkojnë drejt sheshimit.