Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se po “pret” mbërritjen e negociatorëve amerikanë për rifillimin e bisedimeve mbi luftën në Ukrainë, se siç tha, Shtetet e Bashkuara të jenë më pak të përqendruara në çështjen e Iranit.
Ne presim, sapo të mbarojnë të gjitha ngjarjet dhe të përfundojë faza e nxehtë lidhur me dosjen iraniane, mbërritjen e përfaqësuesve të qeverisë amerikane, me të cilët jemi takuar tashmë në Moskë. Jemi të gatshëm të vazhdojmë negociatat dhe të diskutojmë të gjitha detajet.
Putin iu përgjigj pyetjeve për marrëdhëniet ruso-amerikane pas samitit të G7 në Francë, ku presidenti amerikan Donald Trump deklaroi:
Rusia duhet të bëjë një marrëveshje me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës, që nisi në shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus vlerësoi në fillim të qershorit se vëmendja e SHBA-ve është shpërqendruar nga lufta në Ukrainë, që kur nisi përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme dhe sulmet ndaj Iranit.
Nga ana e tij, Trump paralajmëroi se Moska duhet të arrijë një marrëveshje, përndryshe Uashingtoni mund të rivendosë sanksionet e pezulluara më parë. Ky qëndrim u interpretua në disa kryeqytete si një ndryshim i mundshëm në qasjen amerikane ndaj konfliktit.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se administrata amerikane duket se ka “braktisur çdo pretendim për të luajtur rolin e një ndërmjetësi të paanshëm” dhe po ndjek një politikë të “rritjes së presionit dhe sanksioneve ndaj Rusisë”.