Bota

Armëpushimi në Gaza, Netanyahu: Nuk zbatojmë asnjë nga 21 pikat e planit të Trump nëse…

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se Izraeli nuk do të zbatojë asnjë pjesë të planit të armëpushimit të propozuar nga presidenti Donald Trump, nëse nuk lirohen të gjitha pengjet që ndodhen ende në duart e Hamasit.

 “Ne nuk do të zbatojmë asnjë nga 21 pikat e planit Trump derisa pengu i fundit të kthehet në tokën izraelite”, tha Netanyahu.

Gjithashtu ai shtoi më tej:”Vetëm atëherë do të kalojmë në fazën tjetër.

Deklarata e tij u bë gjatë një fjalimi në Forumin e Heronjve të Izraelit, një ngjarje ku morën pjesë familjarë dhe të afërm të viktimave të sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi dhe luftës në Gaza.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh se Hamasit do t’i prijë “zhdukje e plotë” nëse nuk heq dorë nga pushteti dhe kontrolli i Gazës.

Në një prononcim për CNN, Trump deklaroi se grupi militant palestinez duhet të pranojë armëpushimin e tij 20-pikësh për të shmangur pasojat fatale.

 “Shfarosje e plotë!” ishte përgjigja e Trump kur u pyet nga gazetari nëse Hamas refuzon të dorëzojë pushtetin.

Përgjigja e Trump erdhi pas refuzimit të Hamasit për planin e armëpushimit që ai ka propozuar, i cili përfshin çarmatosjen e grupit dhe lëshimin e pengjeve. Sipas Trump, koha do të tregojë nëse Hamas është i gatshëm për paqe.