Aktualitet

Arrestohet botuesi dhe analisti Henri Çili

Ndalohet botuesi Henri Çili, administrator i Universitetit Europian të Tiranës. Ai akuzohet për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumentave e shpërdorim detyre. Çili është mes 12 të ndaluarve me urdhër-arreste të lëshuar nga Prokuroria e Përmetit, pas një hetimi disa mujor. Dyshohet se analisti ka ushtruar ndikim tek një gjyqtar për të liruar nga burgu anëtarët e Bandës së Lazaratit dhe implikohet në komunikime me babanë e Alban e Arbjon Alikos, të arrestuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Në këmbim të lirimit të dy djemve, i premtohej një hapësirë toke në Lazarat. Gjithashtu, nga hetimet i del emri dhe në kontrata që janë për dhurim pronash në zonën e Gjirokastrës, përveçse në transaksione bankare. Orët në vijim priten më shumë të dhëna lidhur me këtë zhvillim.