Bota

Arrihet konsensus për një paketë kundër emigracionit të paligjshëm

Në Gjermani arrihet konsensus për një paketë kundër emigracionit të paligjshëm. Pas përplasjeve disa javëshe, CDU-ja, CSU-ja e SPD-ja ranë dakord për ashpërsimin e politikës së azilit dhe masa më të forta ndaj emigranteve ilegalë në kufirin gjermano-austriak. Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer u shpreh shumë i kënaqur me kompromisin. Edhe socialdemokratët dhanë dakordësinë që procedurat e azilit të përshpejtohen. Përveç kësaj, Qeveria Merkel do të miratojë një ligj për Emigracionin brenda vitit.