Aktualitet

Arta Marku rikonfirmohet në detyrë

Arta Marku kalon me sukses Vetting-un, rikonfirmohet në detyrë.  Vendimi u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, një ditë pas seancës dëgjimore ku Kryeprokurorja nuk ishte e pranishme dhe u përfaqësua nga avokatja. Por kjo ra në sy e nuk kaloi pa komente. Përfaqësuesi amerikan i ONM-së shprehu keqardhje për mungesën, të cilën e komentoi si mungesë lidershipi.