Një gjyshe ka zbuluar se është gati të ketë një fëmijë me burrin e saj 24-vjeçar, teksa tashmë ajo ka 17 nipër dhe mbesa. 61-vjeçarja Gran Cheryl u martua me Quran McCain nga Gjeorgjia, në SHBA, në shtator të vitit të kaluar pas lidhjes për rreth një vit.
Dyshja tashmë është në titujt kryesorë falë diferencës së tyre 37-vjeçare në moshë. Llogaria e tyre në TikTok @kingqurannewpage ka grumbulluar më shumë se 2.2 milionë ndjekës, ku Qaran i kishte propozuar Cheryl-it me një unazë të financuar nga fansat e tij në internet. Dasma e tyre, një ceremoni buzë lumit në Tenesi, u transmetua drejtpërdrejt për më shumë se 20,000 njerëz.
Duke këmbëngulur se dashuria e tyre është e vërtetë, Qaran dhe Cheryl kanë thënë se tani janë gati të bëjnë lëvizjen e radhës dhe të kenë një fëmijë së bashku. Ndërsa ata nuk janë ende të sigurt nëse kjo do të ndodhte përmes birësimit apo me ndihmën e një nëne surrogate, ata tashmë kanë filluar blerjet e karrocave. Cheryl ka thënë se shumica e anëtarëve të familjes së saj e mbështetën vendimin.
Quaran u takua me Cheryl në vitin 2012 kur ai punonte në Dairy Queen në Romë. Ai ishte vetëm 15 vjeç në atë kohë. Dyshja humbën kontaktet për një kohë, por u rilidhën më 4 nëntor të vitit 2020, kur Qaran pa nënën e shtatë fëmijëve Cheryl duke punuar si arkëtare në një dyqan.