Ashpërsohen rregullat e Maturës Shtetërore. Zv.ministrja e Arsimit, Besa Shahini, deklaroi se “Për herë të parë, nxënësit që kapen duke kopjuar, apo ata që mbajnë telefona gjatë provimit, nuk do ta japin më në vjeshtë, por vitin pasardhës”. Shahini saktësoi se këtë sezon provimesh do të rritet dhe numri i administratorëve të provimeve.