Shtetet e Bashkuara intensifikojnë luftën tregtare me Kinën, duke shtuar produkte të reja në listën e atyre të taksuara. Presidenti Donald Trump ka kërcënuar edhe më herët me vendosje të tarifave shtesë nëse vendi aziatik do të kundërpërgjigjej për taksimet e para dhe Pekini nuk u step. Tregjet aziatike të aksioneve ranë ndjeshëm, si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve mes dy gjigandëve ekonomikë.