Rosie O’Donnell ka zbuluar se iu nënshtrua një ndërhyrjeje estetike në fillim të këtij viti, edhe pse për dekada kishte qenë publikisht kundër operacioneve plastike.
Ish-moderatorja televizive rrëfeu në platformën Substack se në janar bëri një “lower deep plane facelift”, një procedurë estetike që, sipas saj, kushtoi “më shumë se çdo makinë” që kishte blerë ndonjëherë.
64-vjeçarja pranoi se vendimi ishte tepër i vështirë, pasi prej vitesh e konsideronte lifting-un si një lloj “tradhtie ndaj feminizmit dhe plakjes natyrale”.
Gjithmonë kam qenë personi që thoshte: kurrë, kurrë nuk do ta bëja
-shkroi ajo.
Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas humbjes së rreth 50 kilogramëve. Rosie tregoi se në një moment filloi të ndiente sikur ideja e pranimit absolut të vetes “po tingëllonte si një gënjeshtër”.
Një ndikim të fortë në vendimin e saj pati edhe vajza 13-vjeçare, Clay, e cila e këshilloi të mos kryente ndërhyrjen.
Vajzat e reja të admirojnë”, i kishte thënë ajo, ndërsa një tjetër fjali e vajzës e preku thellë moderatoren:
Nuk do të mund të të respektoja nëse do ta bëje.
Pavarësisht dyshimeve dhe krizës personale që përjetoi, Rosie vendosi ta vazhdonte procedurën, duke theksuar se nuk dëshiron të bjerë në obsesionin e ndryshimeve estetike të pafundme.
Ajo shtoi me humor se rezultati nuk u vu re pothuajse nga askush.
Asnjë person. As miqtë, as të panjohurit. Kalova një krizë ekzistenciale feministe dhe rezultati është… zero
-u shpreh ajo.
Në fund të rrëfimit, aktorja pranoi se ende po përballet me një “ndjenjë mashtrimi”, por tha se ndihet mirënjohëse për jetën dhe për lirinë që ka për të marrë vetë vendimet mbi trupin dhe pamjen e saj.